Gjenerali amerikan: Qëndrimi i NATO-s për Urën është që të mos hapet në këtë kohë

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 16:02
Gjenerali amerikan: Qëndrimi i NATO-s për Urën është që të mos hapet në këtë kohë

Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka thënë se qëndrimi i NATO-s është që Ura të mos hapet në këtë kohë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se hapja e Urës së Ibrit është çështje politike dhe ushtarake dhe duhet të diskutohet në mes të palëve që u takon.

Admirali amerikan ka thënë se arsyeja pse s’duhet të hapet tani është që mund të rrezikojë sigurinë dhe lirinë e lëvizje në atë pjesë.

“Qëndrimi i NATO-s për Urën është që të mos hapet në këtë kohë. Ajo duhet të jetë çështje e dialogut në mes të palëve që u takon. Është çështje politike dhe jo ushtarake. Dhe arsyeja pse s’duhet të hapet tani është që mund të rrezikojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë ai në një konferencë për media pas ndërrimit të komandës së KFOR-it.

(Kosova Sot Online)