Osmani: Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE’së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera demokratike në rajon duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE’së.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)