Bajrami: Mimoza Kusari nuk e ka pikën e kredibilitetit pasi ka shëtitur në krejt partitë 

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 16:03
Bajrami: Mimoza Kusari nuk e ka pikën e kredibilitetit pasi ka shëtitur në krejt partitë 

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për shefen e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami thotë se Kusari-Lila ka qenë në të gjitha partitë dhe se nuk ka kredibilitet të flasë për opozitën dhe qeveritë e kaluara, pasi thotë se ka qenë pjesë e tyre.

“Unë karrieren politike e kam filluar në LDK e jam edhe sot e kësaj dite në LDK. Kusari ka qenë në të gjitha partitë politike, nuk kam asgjë personale me të, mirëpo konsideroj që zonja Kusari kur i flet opozitës, kur flet për qeveritë e kaluara nuk e ka pikën e kredibilitetit, sepse ka qenë zvkryeministre e Thaçit, ka qenë pjesë e GP të LDK, ka qenë pjesë e të gjitha listave të gjitha partive politike.

Kur e kemi pas ne kandidat Avdullah Hotin në vitin 2017, Kusari ka fol e ka lavdëru zotin Hoti, mua nuk më vinte radha në LDK, ka dal ajo në 30 tubime të LDK duke e kërku votën për Hotin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)