Disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture

  • A.P /
  • 02 November 2024 - 11:29
Disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit të linjës Prishtinë – Pejë dhe një veture, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pavlan.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Më tej, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë.

(Kosova Sot Online)