Policia tregon si ndodhi aksidenti në Kaçanik ku vdiq 22-vjeçarja kosovare

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 10:32
Policia tregon si ndodhi aksidenti në Kaçanik ku vdiq 22-vjeçarja kosovare

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e djeshëm në magjistralen Ferizaj-Hani i Elezit, ku si pasojë vdiq 22-vjeçarja Laurena Kuqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh, thuhet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, ashtu që shoferja ka humbur kontrollin mbi veturë, ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë në humnerë,

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Magjistrale Ferizaj –Hani Elezit  29.11.2024-07:28. Raportohet se viktima-vozitësja femër kosovare derisa ka qene duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veture, del jashtë rruge dhe bie në humnere. Si pasojë e lëndime të marra, viktima ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e konstaton ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)