Kurti i mbathur me çizme, shefi i AKI dhe Sveçla shkojnë në Zupin Potok
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në shoqërinë e shefit të AKI-së, Petrit Ajeti dhe bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha po qëndron në Veri të vendit, duke vizituar pikën e kanalit të Ibër-Lepencit ku ka ndodhur dëmtimi me eksploziv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti mbrëmë ka mbajtur një konferencë për media ku ka fajësuar Serbinë për shpërthimin, ndërkohë është mbajtur edhe një mbledhje e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)