Mot më i ftohtë parashihet për ditën e shtunë

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 07:54
Mot më i ftohtë parashihet për ditën e shtunë

Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vranësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Orëve të para të ditës priten kushte për reshje të pakta shiu, apo dhe dëbore me rënie të temperaturës. 

Fryn erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja 6-12m/s.  Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C,  e ato maksimale shkojnë deri në 3C e 6C.

(Kosova Sot Online)