
Albin Kurti e Maqedonci takojnë ministrin kroat Anushiq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar në Mynih ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se në këtë takim kanë folur për forcimin e lidhjeve, mundësitë e reja në industrinë e mbrojtjes dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak.
“E falënderova Kroacinë për mbështetjen e patundur për Kosovën. Ne ndajmë vlerat, një këndvështrim gjeopolitik dhe një përkushtim ndaj partneritetit tonë si aleatë”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)