Gjatë janarit 124 çifte i dhanë fund martesës së tyre në Kosovë

  • A.P /
  • 17 March 2025 - 09:48
Gjatë janarit 124 çifte i dhanë fund martesës së tyre në Kosovë

Gjatë muajit janar të këtij viti 124 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. “Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin janar janë 124 raste”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave të ASK-së me numër të shkurorëzimeve prijnë Skenderaj dhe Ferizaj me nga 12 raste të shkurorëzimeve brenda muajit janar.

E pas këtyre dy qyteteve vjen Prizreni me 11 raste, pasuar nga Gjilani dhe Gjakova me nga 9 raste të shkurorëzimeve.

(Kosova Sot Online)