
Sveçla s’tregon a do ta hedhin në votim kandidaturën e Albulena Haxhiut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është deklaruar se a do të votohet nesër Albulena Haxhiu si kryetare e kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se gazetarët janë dëshmitarë të procesit dhe se tashmë janë deklaruar për këtë çështje.
“Jemi në AME për javën e AME’së. Ju jeni dëshmitarë për krejt procesin, e dini shumë mirë se çka ka me ndodhë, tashmë veç është deklaru kjo punë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)