Abdixhiku kërkon njohjen nga pesë vendet anëtare të BE’së

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 09:47
Abdixhiku kërkon njohjen nga pesë vendet anëtare të BE’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të liderëve evropian, pas punimeve të Kongresit të Partive Popullore Evropiane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se Abdixhiku ka kërkuar njohjen nga pesë vendet anëtare të BE’së, që ende nuk e kanë bërë këtë.

Në këtë darkë të pranishëm ka qenë: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola; Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz; Kancelari austriak Christian Stocker; Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis; kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson; kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo si dhe kryetarët e partive tjera anëtare të EPP-së.

“Ai prezantoi para homologëve të tij arritjet e Kosovës në fushën e reformave demokratike, ekonomike dhe avancimit të të drejtave të njeriut, si dëshmi e përkushtimit të vendit ndaj vlerave evropiane. Gjithashtu, kryetari Abdixhiku ngriti shqetësimet për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në Republikën sovrane të Kosovës. Ai shprehu bindjen e tij se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara dhe do të triumfojë, sikurse ka bërë gjithmonë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)