Këtë të shtunë ky mot pritet të mbretërojë në Kosovë

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 07:17
Këtë të shtunë ky mot pritet të mbretërojë në Kosovë

Këtë të shtunë, Kosova do të përballet me një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë një ndërrim të ndjeshëm në ndjesinë e motit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pritet që mbi vend të kalojnë masa ajrore më të ftohta, të shoqëruara me vranësira të shumta. Herë pas here, këto vranësira mund të sjellin edhe ndonjë rigë të lehtë shiu. Pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga një mot gri dhe i freskët, duke u larguar ndjeshëm nga ndjesia pranverore që ka dominuar ditët e fundit.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 5 deri në 14 °C.


(Kosova Sot Online)