Macron nga Tirana uron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 10:46
Macron nga Tirana uron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë

Presidenti francez Emmanuel Macron uroi që në javët e ardhshme rifillim të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete në çështjen politike mbi zgjedhjet e komunave që s’kanë qenë të kënaqshme, për sigurinë. Kjo është e njohur s’ka asgjë të re. Mendoj që ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalë nga kjo ballëpërballje që bllokon situatën. Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Kërkesat janë legjitime nuk duhet të lënë të vendoset një dialog i tërthortë, s’është mënyrë korrkte për të avancuar”.


(Kosova Sot Online)