
Një person ka goditur një qen i cili ka mbetur i palëvizshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dobravë të Leposaviqit të enjten një person ka goditur një qen dhe nga goditja qeni ka mbetur i palëvizshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastin, sipas policisë njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur një qen dhe si pasojë qeni kishte mbetur i palëvizshëm. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)