Qalaj: Po të funksionalizohej Kuvendi do të diskutohej për skandalet

  • A.P /
  • 04 June 2025 - 13:46
Qalaj: Po të funksionalizohej Kuvendi do të diskutohej për skandalet

Partia Demokratike e Kosovës në konferencë për media paraqiti një sërë kritikash për qeverisjen e Vetëvendosjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, shtroi pyetjen se a është i rastësishëm mosfunksionalizimi i institucioneve, duke iu referuar moskonstituimit të Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë.

“Po të funksionalizohej Kuvendi, deputetë do të diskutonin për skandalet, mafinë energjetike, për mbetjet shtatozre e për shkelje të tjera të këtij pushteti. Ndoshta ky është qëllimi që nuk po konstituohet Kuvendi”, tha Qalaj.

(Kosova Sot Online)