
Lushtaku: S’di se cili kurban duhet me u pre për me tregu unitet

Deputeti i betuar i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se nuk e di cili kurban duhet të theret për t’u treguar unitet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Nuk e di se cili kurban duhet me u pre për me u mbajt një seancë konstituive që me tregu unitet”, u shpreh Lushtaku.
“Po tregohet që ka kokëfortësi nga mozharanca dhe nuk ka ndonjë reflektim që duhet me ndryshu veprimet antikushtetuese dhe joligjore”.
(Kosova Sot Online)