Kryediplomati iranian: Trump mund ta ndalë luftën duke ia mbyllur gojën Netanyahut

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 13:36
Kryediplomati iranian: Trump mund ta ndalë luftën duke ia mbyllur gojën Netanyahut

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale, thotë se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “është i sinqertë në diplomaci” dhe dëshiron të ndalojë luftimet, “mjafton një telefonatë nga Uashingtoni për të mbyllur gojën dikujt si Netanyahu”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si alternativë, paralajmëron ministri i jashtëm, “zhytja” e SHBA-së në dhunë do të “shkatërrojë çdo perspektivë për një zgjidhje të negociuar”.

Më herët sot, Trump refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje se çfarë do të duhej që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt.

Në një postim të veçantë në rrjetet sociale, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë pasi Izraeli shënjestroi transmetuesin shtetëror të Iranit, ka raportuar BBC.


(Kosova Sot Online)