Një aksident ka ndodhur në Prizren mes dy çiklistëve

  • A.P /
  • 20 June 2025 - 10:26
Një aksident ka ndodhur në Prizren mes dy çiklistëve

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Më pas njëri prej tyre u lirua nga spitali, ndërsa tjetri u dërgua në QKUK për të vazhduar tretmanin.

“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njoftoi policia.

(Kosova Sot Online)