Netanyahu i bindur: Izraeli arriti një fitore historike ndaj Iranit

  • A.P /
  • 25 June 2025 - 10:11
Netanyahu i bindur: Izraeli arriti një fitore historike ndaj Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli arriti një fitore historike që do të qëndrojë për brezat e ardhshëm pas konfliktit 12-ditor me Iranin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Netanyahu tha se Izraeli kishte hequr atë që ai e quajti “kërcënim ekzistencial bërthamor kundër tij, si dhe mijëra raketa balistike iraniane”, raporton CNN.

Ndërkohë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian gjithashtu pretendoi se vendi i tij kishte arritur një “fitore historike” pas konfliktit që sipas tyre, u “imponua” nga Izraeli.

(Kosova Sot Online)