
Familjarët mohojnë se Behar Preniqi ishte pjesë e UÇK-së

Behar Preniqi nga Obiliqi është arrestuar nga autoritetet serbe, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një familjare e tij ka treguar se ai është ndaluar me pretekstin se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Arsyeja e ndalimit të tij nuk qëndron, pasi ka qa qenë fëmijë kur ka qenë lufta në Kosovë. Nuk ka asnjë arsye për ndalimin e tij. Jemi shumë keq, nuk kemi kurrfarë informacioni”, ka thënë ajo
Më tej, ajo ka treguar se bashkëshortja e Beharit ka biseduar me institucionet e Kosovës dhe ka apeluar që të bëjnë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij.
Preniqi ishte për vizitë në Gjermani të familjarët e tij, kur u arrestua nga autoritetet serbe gjatë kthimit për në Kosovë.
(Kosova Sot Online)