
Vrasja në Prizren: Viktima dhe i dyshuari ishin shokë të ngushtë

Vrasja e rëndë në Prizren ka tronditur opinionin publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Avokati i të dyshuarit, Valdrin Gashi, tha se viktima dhe i dyshuari kishin qenë miq të ngushtë, që shpesh kalonin kohë bashkë.
Sipas tij, ditën kritike ata kishin ngrënë dhe kishin pirë së bashku, përpara se të shkonin, me disa persona të tjerë, në një vend ku do të përlesheshin qentë. Pikërisht aty nisi debati që, sipas avokatit, u shndërrua në afekt dhe përfundoi tragjikisht.
“Inati nisi për shkak të përleshjes së qenve,” u shpreh Gashi.
(Kosova Sot Online)