Varroset sot 4-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 09:00
Varroset sot 4-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet

Katërvjeçari Lean Popaj, i cili vdiq të hënën pasi u godit nga një veturë në Zvicër, do të varroset sot në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fshati Fortesë i Rahovecit njoftoi se ai do të varroset në vendin prej nga vjen familja e tij.

 

“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 14 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Fortesë”, thuhet në njoftim.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

Vogëlushi vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, e përplasi 4-vjeçarin nga Kosova, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, siç kanë shkruar mediat në Zvicër.

(Kosova Sot Online)