
Vdiq në moshë të re Greta Kryeziu nga Kamenica

Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët.
Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.
Për shërimin e saj, u kërkua edhe ndihmë, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli.
Reagimi i plotë i familjes:
Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun
(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë e dashura jonë:
GRETA KRYEZIU (vajza e halles)
Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, t’i falë mëkatet, ta bëjë banore të Xhenetit Firdeus dhe familjes e të afërmve t’u dhurojë durim e forcë.
(Kosova Sot Online)