
Kokalari: Pronari i një hoteli po më shantazhon

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish në lidhje me lajmet që qarkullojnë në mediat ditët e fundit, duke i quajtur ato ‘sulm politik’. Tashmë jo vetëm sulm mediatik, sipas Kokalarit, fushata e fundit në drejtim të saj, ajo e këngëtares Bleona Qereti ka nuanca politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Evi thotë se sulme të tjera janë drejtuar sërish në adresë të saj. Kokalari shprehet qartë duke thënë se është shantazhuar nga pronari i një hoteli, me foto nga dhoma ku ajo ka fjetur. Edhe ky sulm sipas Kokalari, është politik, që po përdoret për të shkatërruar imazhin e saj, por ajo shprehet se nuk ndihet aspak e frikësuar.
Postimi i plotë:
FUSHATA DHE SULMI MEDIATIK NDAJ MEJE KËTO DITË ËSHTË TASHMË E QARTË QË ËSHTË POLITIKE
Që fushata skandaloze mediatike me idiotlliqet e asaj që vet-quhet ‘artiste internacionale’, ishte një sulm politik, tashmë e kam të vërtetuar, por që dikush të vetshkaterrohet si një xhihadist që hidhet në erë në mes të Jerusalemit, dhe përfundon të vrasë vetëm veten, vetëm kjo artistja internacionale e ka bërë.
E them këtë, sepse nga 34 faqe padi, ajo zgjodhi të përkthejë vetëm dy klauzola, atë për Edi Ramën dhe Ilir Metën, ku tërhoqi zvarrë dhe emra të dy figurave të shoëbiz, që të dyja super të realizuara në karrierat e tyre, dhe që të dyja, direkt apo indirekt, i kanë dhënë punë kësaj në Shqipëri.
Që kjo të amplifikojë një thashethemë që vet e ka nisur, dhe të dërgoj pikërisht emrat e këtyre vajzave në gjithë mediat në Shqipëri, tregon qartë se sa mosmirënjohëse është ndaj tyre, dhe ndaj meje, që i hapa dyert tek rrethi Trump, dhe vetëm lëmsh dhe drama ordinere ka krijuar.
Ndërkohë, siç e kam thënë, kjo atë rreth të Trumpit që pati fatin të njoh prej meje e përdori – ëait for it – që ti jap një dorë Këlliçit kur ai më hodhi në gjyq sepse s’donte të jepte llogari për vjedhjen që i bëri meritokracisë në atë parti. Por gjithashtu mendoi se do tërhiqte lidhjet e mia dhe do më zëvëndësonte mua kështu që klani i Berishës nuk humbte gjë kur ju ktheva kundër.
Momenti i këtyre sulmeve, tashti mbas humbjes më të thellë që ka patur ajo parti, flet qartë që këta po ndjehen të kërcënuar për kryesine, jo se Berisha s’ka kontrollin e saj, por për më tepër, për faktin që s’do i ecin gjërat me administratën aktuale në SHBA.
Në fakt, sot filluan sulme të tjera – më kanë nisur disa msg private duke thënë se ‘kanë disa foto’ të mia dhe nisën një link që t’i shoh, që s’kam ndërmënd ta hap.
Personi që nisi msg, fillimisht i kamufluar si Vis Tusha, bodygardi i Berishës, më vonë doli me emrin e tij dhe duket të jetë pronari i një hoteli ku unë kam ndenjur një natë në 2022.
Nëse nga ky hotel janë marrë fotot e mia me të cilat mundohen të më shantazhojnë tashti, ju them vazhdoni – por shanset janë që pronar i atij hoteli së shpejti do jem unë nëse keni marrë foto apo audio kur unë kam qënë në dhomë, në atë që duhej të ishte privatësi e plotë, sepse s’ka gjykatë në botë që mund të lejojë një skandal të tillë.
Gjithashtu, kanë filluar shantazhet me disa audio ku unë i ktheja përgjigje një gazetari amerikan që kërkonte llogari si i paguaja unë biletat për në Tirane, (gjuhë e përdorur nga ata që më luftonin në mediat shqiptare). Atij, në telefon, pak a shumë i kam thënë të shkoj aty ku ja u merrë mendja të gjithëve.
Unë nuk di si ta them më thjeshtë se kaq, që nuk ka asgjë që mund të them privatisht dhe kam frikë ta them publikisht. Jam një libër i hapur. I vetmi dëm që mund të bëni është të ekspozoni një strategji të caktuar që mund të kem për çështje të caktuara, por që të them diçka privatisht që mund të më implikoj me korrupsion apo gjëra të paudha, s’ka për të ndodhur kurrë. PIKË.
Nëse ndani foto të pahishme, të marra kur unë kam qënë në një hotel, ky është akt kriminal dhe do ta paguani ju vet në maksimum. Dhe telefonin të më vidhnit, foto të pahishme apo video, s’do gjeni kurrë, sepse jemi vite dritë larg kur vjen puna tek standartet dhe morali vetjak.
As audiot që mund të keni s’më trëmbin, por duhet t’ju trembin juve që shantazhoni në këto forma, sepse jam e sigurt që polici ka dhe në Tiranë dhe në Amerikë, kështu që urdhëroni – vetshkaterrohuni dhe ju si ajo ‘artistja xhihadiste me famë internacionale’, se per Zotin, gjë më të rrezikshem se deluzioni, nuk ka.
Së fundmi, kam kohë që më thonë këtu në diasporë që Pilincin e ka futur Rama ose Balluku, por mua më rezulton ta ketë futur ky grup, pikërisht për t’u munduar dhe për të degjeneruar figurën time. Me kot janë munduar të na vënë në një kuadrat, dhe sot e kanë intesifikuar, por duket qartë që askush nuk peshkohet nga ky budallallëk.
Ndërkohë, hyrjet e Pilincit me 100 bodyguard dhe me vetura me flamuj amerikanë, janë metodat Berishiste, dhe kjo do shpjegonte pse Berisha akoma s’ka akuzuar Ramën që ka futur Pilincin, siç po ironizonin shumë vetë.
Në fakt më ka bërë përshtypje, që unë shkruaja për një pikë të caktuar mbi opozitën apo politikën në vënd, dy ditë më vonë, nxirrnin Pilincit të bënte të njëjtën gjë.
Pra, qartazi, ky thjeshtë është figurë që do të degjenerojë atë ç’ka po bëj unë, por s’ka më Shqiptarë që e hanë më që unë mund të jem niveli juaj, jo më i këtyre pabuksave që mblidhni nëpër botë.
Çfarë do qoftë që po bëni, ju sulmet e llumit do ti vazhdoni por shantazh për t’u larguar jo vetëm që nuk më bëni dot, por as nuk do ti afroheni dot asaj PD-je apo opozite, dhe jo vetëm kaq, por kur ajo opozitë të riformohet nga unë vet, ju s’do shkelni kurrë këmbë në atë parti, dhe kur të kem maxhorancën në parlament, gjobat dhe këto lloj shantazhesh jo vetëm do ndalohen, por ligjin kriminal i ri mbi këto lloj presionesh ndaj kujdo, do mbaj emrin tuaj – specifikisht njërin nga ju që është fytyra indentifikuese e gjobitjeve dhe psillikut mediatik politikë!!
Ah, dhe realisht, gjithë ky mund nga ana juaj për të më shkatërruar financiarisht (me padi të çmëndurish) apo sandazhe me foto e audio, tregon që ju ka hyrë në kockë tmerri, sepse tashmë e dini që s’ka asgjë që e ndalon çfarë po vjen në atë Shqipëri!!
Faleminderit për vëmendjen tuaj në këtë çështje,
(Kosova Sot Online)