Gjuriq: Serbët u bënë qytetarë të dorës së dytë

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 13:00
Gjuriq: Serbët u bënë qytetarë të dorës së dytë

Marko Gjuriq, Ministës i Jashtëm i Serbisë, veçse ka nisur t’i bëjë fushatë Listës Serbe, partisë degë të Partisë Përparimtare të Serbisë që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq.

Gjuriq në një intervistë për “RTS” ka kërkuar nga zgjedhësit serbë në Kosovë që “të performojnë në mënyrë unike” për Listën Serbe në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Garancia më e madhe e sigurisë së serbëve në Kosovë është politika jonë e përgjegjshme, ushtria dhe miqtë në botë. Komuniteti ndërkombëtar e shikoi me gisht aparteidin e Albin Kurtit, i cili po zhvillohet në Kosovë. Serbët bëhen qytetarë të rendit të dytë në atë hapësirë. Është e rëndësishme që të performojmë në mënyrë unike në zgjedhjet e ardhshme”, tha Gjuriq.

(Kosova Sot Online)