
Policia sekuestron sasi të madhe të armëve dhe municionit

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut ka rezultuar me bastisje në disa lokacione, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Si rezultat i këtyre bastisjeve, një person është arrestuar, ndërsa në një rast tjetër është identifikuar një i dyshuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në rastin e tretë të operacionit, Policia ka kontrolluar një shtëpi banimi në lagjen Korile, Komuna e Zveçanit, ku pronari i objektit ka njoftuar se posedonte dy armë me leje të UNMIK-ut, të cilat kishte deklaruar se i kishte transferuar në Serbi. Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël e municionit.
Duke u bazuar në informacione operative dhe me qëllim parandalimin e humbjes së mundshme të provave materiale, Policia ka kryer bastisje shtesë në objektet përcjellëse të të dyshuarit, në përputhje me nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale – që lejon kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm pa urdhër të gjykatës në raste urgjente.
(Kosova Sot Online)