Vjen njoftimi: Vuçiq dhe Vulin përgjegjës për ngjarjen në Banjskë

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 10:38
Vjen njoftimi: Vuçiq dhe Vulin përgjegjës për ngjarjen në Banjskë

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit, duke akuzuar drejtpërdrejt shtetin serb për organizimin dhe financimin e këtij akti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia qëndron prapa të gjitha përgatitjeve për atë që ai e quan “akt terrorist”, duke theksuar se përfshirja e saj ka ndodhur qysh dy vite më parë.

“Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, destabilizimi i rajonit është një qëllim i vazhdueshëm i politikës serbe.

“Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre”, ka shtuar ai.

Ramadani përmend edhe dy figura kryesore të politikës dhe sigurisë në Serbi si përgjegjës për ngjarjen në Banjskë.

“Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin!”


(Kosova Sot Online)