MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 13:30
MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë koordinatorët e shkollave se platforma për verifikimin e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në e-Kosova do të qëndrojë e hapur deri të premten, më datën 10 tetor 2025, ora 23:59.

Në njoftim thuhet se koordinatorët që ende nuk kanë përfunduar verifikimin e aplikimeve të tyre ftohen që ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të mundësohet përmbyllja e procesit në kohë.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, janë edhe 2,789 aplikime në pritje që duhet të shqyrtohen nga koordinatorët shkollorë”, thuhet në njoftim.

Në rast të vështirësive teknike gjatë procesit të verifikimit, mund të kontaktoni për ndihmë në emailin: [email protected], si dhe në numrat e telefonit:+383 (0) 38 200 65 058 dhe +383 45 834 248.

(Kosova Sot Online)