
Vetëvendosje po voton kundër kandidatëve të Listës Srpska, ndërsa PDK dhe LDK po abstenojnë

Lista Srpska ka propozuar deputeten Verica Çeraniq për të katërtën herë për nënkryetare të Kuvendit pasi tre deputetë të tjerë, përfshirë kryetarin e partisë Zlatan Elek nuk morën mbështetjen e nevojshme në të tria herët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
As Çeraniq nuk mori votat e nevojshme meqë pro po votojnë vetëm deputetët e partisë së saj.
Vetëvendosje po voton kundër kandidatëve të Listës Srpska, ndërsa PDK dhe LDK po abstenojnë bashkë me disa deputetë nga komunitetet joshumicë joserbe.
Të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
(Kosova Sot Online)