Kë do ta përkrah PDK nëse LVV dhe LDK do të shkojnë në balotazh në Gjilan?

  • A.P /
  • 13 October 2025 - 16:01
Kë do ta përkrah PDK nëse LVV dhe LDK do të shkojnë në balotazh në Gjilan?

Kandidati i LVV-së, Alban Hyseni, në zgjedhjet e 12 tetorit, sipas rezultateve preliminare ka marrë 49,79% të votave apo 21 mijë e 463 vota. I dyti në këtë garë ka përfunduar Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 34.24 % apo 14 mijë e 761 vota, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa si parti e tretë është radhitur PDK me kandidatin Riad Rashiti, i cili ka marrë 12,23% apo 5 mijë e 273 vota.

Bazuar në rezultatin aktual, pa llogaritur votat me kusht e ato me postë, Hyseni e Ismajli mund të përballen në balotazh më 9 nëntor.

Por cili do të jetë qëndrimi i PDK-së në këtë garë, që ka dalë si e tretë dhe a do ta përkrahë ndonjërën prej partive.

Kandidati i kësaj partie për kryetar, Riad Rashiti, ka thënë se janë duke e pritur rezultatin përfundimtar, për të marrë një qëndrim.

“ Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar”, ka thënë Rashiti,

(Kosova Sot Online)