
Kapen aksesorë për telefona të falsifikuara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë kontrollit, janë zbuluar aksesorë për telefona të falsifikuara dhe që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
“Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)