Abdixhiku takohet me Limajn: Me pasë dashtë me ditë çfarë biseduam, ju kishim thirrë

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 08:00
Abdixhiku takohet me Limajn: Me pasë dashtë me ditë çfarë biseduam, ju kishim thirrë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku dhe ai i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj janë takuar sot gjatë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku e quajti “të shkëlqyeshëm” takimin me Limajn.

“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj”, tha ai.

I pyetur për diskutimet që janë bërë, kreu i LDK-së tha: “Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë brenda në takim”.

Takimi vjen një ditë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk arriti ta krijojë një shumicë parlamentare për votimin e qeverisë së re, e cila dështoi të zgjidhej.


(Kosova Sot Online)