Arrestohen dy të dyshuar pasi postuan video duke shtënë me armë
Dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar në Prizren të hënën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin postuar video në rrjetet sociale ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike e kalibrit të panjohur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
