Murati: Kosovarët i kanë më shumë se 2 miliardë euro në banka se para 5 viteve
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kur faktet çmontojnë propagandën Depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.”
Ai thotë se ka rritje prej 2.12 miliardë euro në krahasim me tetorin e para viteve.
“Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.Sa për krahasim, në periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kurismet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%. Pra në periudhën 2020-2025, rritja e parave në banka (depozita/kursime) për familjet në Kosovë ka qenë më se 2-fish më e shpejtë sesa rritja e parave në banka përgjatë 5-vjeçarit të qeverisjeve të kaluara (82.5% vs 40.8%).”
(Kosova Sot Online)
