Një aksident mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur sot

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 08:37
Një aksident mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur sot

Një aksident mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc përkatësisht në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, derisa në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes duket se kanë arritur njësitet e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)