Dyshohet se një i mitur nga Fushë Kosova u abuzua

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 14:15
Dyshohet se një i mitur nga Fushë Kosova u abuzua

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për një rast të dhunimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se një i mitur dyshohet se është abuzuar përmes rrjeteve sociale dhe shtoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka  pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë  se i mituri  është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.”

Borovci tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

“Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”

(Kosova Sot Online)