Policia ka realizuar bastisje në një lokacion

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 08:48
Policia ka realizuar bastisje në një lokacion

Policia në Skenderaj, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar.

“I njëjti dyshohet se se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj”.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, sipas policisë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës””.

(Kosova Sot Online)