Haziri: Kryeministri dhe presidenti dalin nga zyrat e LDK-së

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 09:05
Haziri: Kryeministri dhe presidenti dalin nga zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Qeveria e pas 28 dhjetorit do të kalojë nga LDK-ja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kësaj here kryeministri del nga zyrat e LDK-së, presidenti kalon nga zyrat e LDK-së, jam i bindur kjo është ajo që e pres prej qytetarëve”, tha ai.

Ai tha se është e drejtë e qytetarëve nëse vendosin që Vetëvendosjen ta sjellin sërish në pushtet.

Megjithatë, nëse LDK-ja del fituese, ai dha një zotim.

“LDK-ja ka mundësi dhe kapacitete me ndërtu për 24 orë qeverisje funksionale në këtë vend”, tha ai.

(Kosova Sot Online)