FSK ka realizuar me sukses trajnimin 'Simboli i Ujkut'

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 13:30
FSK ka realizuar me sukses trajnimin 'Simboli i Ujkut'

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses nga ushtarët e FSK-së, pas tre javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.

Bazuar në njoftimin e FSK-së, ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

“Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)