Një preson është arrestuar pasi me sëpatë kishte kanosur zyrtarët

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 10:45
Një preson është arrestuar pasi me sëpatë kishte kanosur zyrtarët

Një burrë, për të cilin policia tha se kishte “probleme mendore”, është arrestuar pasi me sëpatë kishte kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes dhe kishte dëmtuar sportelin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje, tha policia.

“Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunalë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)