Kjo është gjendja e familjes nga Kosova që bëri aksident rrugës për Gjermani

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 11:05
Kjo është gjendja e familjes nga Kosova që bëri aksident rrugës për Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, duke përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Familja po kthehej nga Kosova dhe aksidenti ndodhi pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia gjermane, e cila ka njoftuar se përpos pesë anëtarëve të kësaj familjeje, i lënduar ka mbetur edhe një person i gjashtë.

Ndërsa sot, Bahri Cani, gazetari shqiptar që jeton në Gjermani, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e familjes nuk ka ndërruar gjatë natës. 

“Sot nga burime të informuara shumë mirë u informova se një fëmijë është akoma një gjendje më të rëndë, të tjerët janë, siç thuhet, në gjendje stabile. Ata janë duke u trajtuar nga mjekët në Zurich dhe në Gjermani. Në makinë kanë qenë prindërit të moshës rreth 30 vjeç dhe tre fëmijë – një tre vjeç dhe dy bebe”, shkruan ai.


(Kosova Sot Online)