Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë i dhanë kuptim rezistencës

  • A.P /
  • 18 April 2026 - 13:45
Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë i dhanë kuptim rezistencës

U.d presidentja, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përkujtuar figurën e dëshmorit Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij.

Ajo ka thënë se me respekt vlerësohet dhe nderohet çdo dëshmor

“Mirë se po gjejmë njëri-tjetrin këtu te “Zahir Pajaziti”, në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, që me respekt e vlerësojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajazitit, por edhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë. Zahir Pajaziti me shokë ishin ndër të parët që i dhanë kuptim rezistencës së organizuar kundër regjimit të asaj kohe, madje shërbyen edhe si shembull i guximit, vendosmërisë në rrethana tejet të vështira për vendin tonë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)