Shpallje FSDSK- SHQIPE

  • 06 May 2019 - 11:55
Shpallje FSDSK- SHQIPE

 

Në pajtim me nenin 18 të Ligjit mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë, Ligji Nr: 03/L-216 (i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 15 të Ligjit Nr: 04/L-133), Komisioni i Bordit Menaxhues të Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK), më datë 2 Maj 2019 publikon:

 Ri-Shpallje për pozitën:

Drejtor/eshë Menaxhues/e i/e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, anëtar ekzekutiv i Bordit Menaxhues me mandat pesë vjeçar

Profili i kërkuar:

  • I/E njohur për standard të lartë të integritetit dhe reputacionit;
  • Arsimim të lartë profesional në çështje financiare, bankare apo ligjore;  
  • Minimum pesë (5) vite përvojë pune profesionale në çështje bankare, financiare apo ligjore;
  • Minimum pesë (5) vite përvojë në pozita menaxhuese
  • Njohuri të sektorit financiar dhe bankar dhe rregullativës
  • Aftësi organizimi, caktimit të objektivave dhe planifikimit vjetor dhe strategjik;
  • Aftësi të përcaktimit të prioriteteve dhe punës nën presion  
  • Aftësi komunikim, koordinimi, bashkëpunimi dhe negocimi
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera paraqet përparësi
  • Pa asnjë mandat politik, aktualisht apo në vitin paraprak;
  • Pa histori paraprake të punësimit, si dhe, pa angazhim si drejtues ose anëtar i Bordit Drejtues në ndonjë institucion financiar që pranon depozita në Kosovë së paku për një vit (1) para anëtaresimit në bord të FSDK-së  
  • Në mënyrë specifike të plotësojë kriteret e përshtatshmërisë sipas nenit 20, paragrafët 1.1-1.4 Ligji Nr: 03/L-216

Drejtori/resha Menaxhues/e i/e FSDK është Zyrtar Kryesor Operacional, i/e punësuar me orar të plotë dhe jep llogari Bordit Menaxhues, me përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Përfaqësimin dhe menaxhimin e punës dhe veprimtarisë së FSDK-së dhe implementimin e vendimeve politike të Bordit Menaxhues
  • Propozimin e rekomandimeve për Bordin Menaxhues për përmirësimin e operacioneve të Fondit;
  • Përgatitjen dhe propozimin e planit strategjik për zhvillim institutional të FSDK-së
  • Përgatitjen dhe propozimin e planit vjetor të aktiviteteve dhe planit financiar, përfshirë shumën e vlerësuar të premiumeve ndaj institucionit të siguruar dhe paraqitjen e pasqyrave vjetore financiare për aprovim nga Bordi Menaxhues;
  • Përgatitjen dhe propozimin e raportit vjetor të FSDK-së
  • Propozimin e politikës investuese për aprovim nga Bordi Menaxhues;
  • Propozon aranzhime të financimit për nevoja të likuiditetit të FSDK-së për miratim nga Bordi Menaxhues 
  • Propozimin e strukturës organizative dhe numrit të personelit të FSDK-së; dhe
  • Kryerjen e aktiviteteve të tjera në përputhje me ligjin , përfshirë prezentimin, në baza të rregullta, të çështjeve të lartëpërmendura në Bordin Menaxhues.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e detajuar dhe letrën  motivuese në e-mailin: [email protected].

Afati i fundit për aplikim është e  17 Maj 2019.  

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.