Ja çka pritet nga finalja e takimit në Washington!

Ja çka pritet nga finalja e takimit në Washington!
Ja çka pritet nga finalja e takimit në Washington!

Muhamet Kelmendi

  • 04 September 2020 - 14:43

Takimi i organizuar në Shtëpinë e Bardhë, në Washington duket se ka pasur disa arritje, sidomos në fushën ekonomike, si dhe të qarkullimit të mjeteve, të mallrave dhe të njerëzve. A kanë suksese këto çështje pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse është një çështje në vete dhe shumë rënde për të përcaktuar tash. Pjesëmarrja e z.Trump në takimin dy pakesh në mes Kosovës dhe Serbisë tregon se ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe se ndonjë marrëveshje është arritur dhe do të nënshkruhet.

Përndryshe z. Trump nuk merr pjesë. Është e kuptueshme kjo. Administrata e SHBA-ve nuk munden te organizoje një takim te tille pa suksese, sepse zgjedhjet janë ne nëntor dhe çdo mos sukses është humbje. Prandaj, sukseset janë faktor kryesor për z. Trump. E nga kjo pjesëmarrje mendohet se ne disa fusha do te realizohet ndonjë marrëveshje:

1. Fusha ekonomike dhe e qarkullimit te mallrave dhe te njerëzve, e transportit tokësor dhe ajror etj.

2. Fusha organizative e minoritetit serb dhe te kishave ortodokse dhe

3. Çështjet ne fushën e tërheqjes se kufirit qe kërkon kohe dhe dialog me te gjere dhe shume te ngadalshëm. Këtu nuk priten njohje reciproke. Aktualisht janë dominante temat ekonomike dhe telekomunikacionit, sikundër dhe qarkullimi i lire mallrave dhe te njerëzve.

Këtej do te kemi marrëveshje. Çështjet nga fusha organizative brenda Republikës varen shume nga raportet midis dy shteteve dhe nga aktoret bisedues. Mund te pritet ndonjë asociacion dhe vendim mbi kishat! Si do te duket ai? Sigurisht do te ketë kompetenca! Mund te priten përmirësime gjoja te raporteve Prishtine -Beograd.

Por, sado te jene këto produktive, është vështirë te themi se kane suksese. Dhuna dhe terrori, gjenocidi ka qene i larte dhe intensive mbi popullin tone. Edhe 1600 shqiptare janë te pagjetur. Kemi dëme te mëdha materiale dhe morale. Është një papërgjegjësi penale e larte e pushtetit serb. Askush nuk është përgjigjur për përdhunimet e bëra te nenave dhe te motrave shqiptare. Këto janë tema qe çdo marrëveshje, pa zgjidhjen e tyre, kurrë nuk i përmirëson marrëdhëniet midis shqiptareve dhe serbeve. Është marri te presim përmirësime te dukshme sot nga takimi ne Vashington me prezencën e z Trump. Te shpresojmë ne ne te mirën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".