Pastrimi i politikës nga figurat me të kaluar kriminale, mision i dështuar i institucioneve të sundimit të ligjit

Pastrimi i politikës nga figurat me të kaluar kriminale, mision i dështuar i institucioneve të sundimit të ligjit
Pastrimi i politikës nga figurat me të kaluar kriminale, mision i dështuar i institucioneve të sundimit të ligjit

Muhamet Kelmendi

  • 07 December 2020 - 07:57

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Është mirë që edhe Ligji Zgjedhor i Republikës të ndryshon. Jo vetëm në kuptimin listave të hapura, jo me numër, por me emëro dhe me nga një votë, por edhe vetë puna e KQZ-së të rregullohet shumë më qartë dhe komplete. Me këtë ka mundësi të ecet.. Por, pa bërë spastrimin total të sistemit nga figurat e fëlliqura nuk shërohet kurrë gjendja. Pushteti në Kosovë kërkon intervenim në çdo fushë mbi bazën e spastrimit të pushtetit nga figurat e korruptuara. Këtu nuk po thamë të dënuar, sepse askush nuk është dënuar dhe, kështu vijnë përsëri të VETTING në prokurori dhe në gjykata si formë e spastrimit të tërë pushtetit në Kosovë.

-Spastrimin e politikës nga figurat kriminale dhe të dënuar është shumë vështirë, por jo e pamundëshme, që vetëm KQZ-ja ta bëjë, edhe pse është kompetente. Nga puna e KQZ-së del se për çdo kandidat, në çfarëdo niveli, si në atë lokal, ashtu edhe në atë qendror, ka për detyrë të kontrolloj dhe të mos lejojë figura që kanë rënë në kundërshtim me ligjin dhe janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm. Pikërisht për shkak të gjendjes, KQZ ka shumë mundësi, që këtë detyre ta kryej me nderë dhe me ndërgjegje. Nuk ka mundësi, nëse KQZ punon, që të përvidhen subjektet e dënuara. Ndonëse edhe kjo ndodhë.

Por, tjetër është, nëse KQZ nuk e zbaton ligjin dhe lejon figura të dënuara. Natyrisht se kjo mundë të ndodhi edhe nga pakujdesia e organeve të KQZ-së, duke kryer detyrën shkel e shko, pa interes. Në KQZ pagesat janë mjaftë të mëdha. Pse nuk kryejnë punë? Kjo mbetet një çështje që i takon prokurorisë të merret me punën e saj! Nuk duhet pranuar deklaratën e z. Daka: "nuk kemi mundësi". Kjo nuk qëndron. Mjetet i kanë. Organet funksionojnë dhe duhet vetëm punë, pa interesa dytësore, që mundësojnë korrupsionin dhe kalimin e subjekteve të ndryshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".