Kryeministri Hoti me bashkë qeveritarët, në përpjekjen e fundit për ta ndikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Hoti me bashkë qeveritarët, në përpjekjen e fundit për ta ndikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gani Qarri

  • 07 December 2020 - 07:49

Shkruan: Gani Qarri

Nuk do mend, se turri që ka marrë Hotit për tryezën e partive politike dhe arritjen eventuale të marrëveshjes për presidentin, vije edhe si një tentativë shtesë për ta ndikuar dhe paragjykuar drejtpërsëdrejti vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favorin e ruajtjes së mandatit të tij, të kurdisur qeverisë, pavarësisht fakteve të prezantuara për shkeljen e ligjit dhe kushtetutës me rastin e lejimit për të votuar edhe deputeti me aktgjykim të formës së prerë, akt të cilin e ndalon ligji dhe kushtetuta dhe dëshmon se nxitimi i Hotit, jo vetëm paragjykon, por përpiqet ta vejë nën presion edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

-Vrapimi me nxitim kaq the qafës i Hotit për organizimin me shpejtësi të tryezës së partive politike dhe arritjen eventuale të një marrëveshje me imponim edhe për presidentin, është edhe një tentativë tjetër, që shprehë dobësitë e paqëndrueshmërisë së qeverisë së tij minore, jo vetëm për ta paragjykuar por edhe për ta imponuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të ruajtjes së mandatit të tij të paligjshëm qeverisës, të marrë po ashtu me votë të dyshimtë.

Ndaj dhe është tepër absurde tendenca e kryeministrit Avdullah Hoti që me shpejtësi të tillë, të provojë për të organizuar tryezë të partive politike, për arritjen e marrëveshjes për Presidentin e vendit, përderisa edhe nga vet Gjykata ende nuk është dhënë vendimi kushtetues mbi legalitetin e votimit të deputetit të dënuar dhe legjitimitetin e qeverisë që drejton ai, pikërisht për shkak të votës problematike, të kontestuar, të deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të plotfuqishëm dhe burgim në kohëzgjatje mbi një vjeçare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".