Konkurs për një President!

Konkurs për një President!
Konkurs për një President!

Shefik Shkodra

  • 21 December 2020 - 09:16

Shkruan:Shefik Shkodra

Në "kërkim të një presidenti" për Kosovën. Kërkohet nga qytetarët, nëse dikush e heton presidentin, të na informojë menjëherë pas zgjedhjeve! Me kushte që mund t'i plotëson:

Ai duhet të jetë i shëndoshë fizikisht e psiqikisht; - gjatësia 1m 70/80; - pesha gjithashtu rreth 70 kg; - të ketë qëndrim normal jo veç fizik, por edhe mental; - të ketë të kryer mësimet universitare; - të mos jetë tregtar në politikë e të mos merret me shitblerjen e tokës së këtij vendi; - të kundërshtojë të gjitha maniret e bajraktarizmit feudal; - të njohë përveç gjuhës shqipe, më së paku, dy gjuhë botërore; - të ketë njohuri të historisë kombëtare dhe për atë të fqinjve; të ketë njohuri edhe në politikë e diplomaci; - të ketë njohuri në shkencat ekonomike e juridike; - të jetë atdhetar dhe i përkishtuar për Kosovën e integruar gjeografikisht; - ta konsiderojë veten qytetar të këtij vendi dhe t'i dojë e respektojë të gjthë qytetarët e Kosovës njësoj, pavarësisht racës, fesë, kombësisë dhe regjionit; - të inaugurojë sistemin juridik shtetëror në gjithë vendin të funksiojë ligji njësoj për të gjithë; të përkrahë të gjithë ata/ato që janë kundër sistemit mafioz -  korrupsionit, krimit, nepotizmit dhe çdo gjëje të shëmtuar në shoqëri, etj.

Për të gjitha të tjerat që duhet plotëduar, do t'i shoim më vonë. Të drejtë konkurimi për intervistim publik, kanë të gjithë ata persona të interesuar sipas këtyre kushteve, që, nuk janë të dënuar e që nuk kanë qenë nëpër gjyqe për dyshime në afera ekonomike, tregtare e politike, nepotizëm apo të implikimit në çfardo rasti që mund të gjykohet konflikt interesi; personat që nuk i përkasin asnjë partie e ideologjie apo ndonjë tariki. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".