E zbulon profesori i njohur: Gjykata Kushtetuese e vendosi drejtë, Qeveria Hoti ishte pa mandat dhe legjitimitet juridiko kushtetues

E zbulon profesori i njohur: Gjykata Kushtetuese e vendosi drejtë, Qeveria Hoti ishte pa mandat dhe legjitimitet juridiko kushtetues
E zbulon profesori i njohur: Gjykata Kushtetuese e vendosi drejtë, Qeveria Hoti ishte pa mandat dhe legjitimitet juridiko kushtetues

Muhamet Kelmendi

  • 22 December 2020 - 10:23

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Tani kemi çrregullim total dhe këtë gjendje të rëndë e spastron kryesisht shkuarja në zgjedhje. Kjo edhe për faktin  se ky koalicion, pa PDK ose VV nuk po mund ta zgjedh presidentin. Këtej del se janë dy fakte të mëdha për të shkuar në zgjedhje të reja brenda afatit prej 45 ditëve. Kjo është zgjidhja që i jep fund gjendjes aktuale dhe krijohet në  konstalacion  i  ri i forcave.

E gjitha kjo tash varet nga kryesuesja e pozitës së presidentit. Natyrisht se duhet të konsumohen rrugët kushtetuese për të shkuar në zgjedhje. E këtu mendohet në atë të mos krijimit të koalicionit dhe të mos pajtueshmërisë për President. Pas këtyre dy rasteve shkohet në zgjedhje. Ndërsa, nëse presidentja shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, ka mundësi të paditet gjendja në gjykatë dhe ndoshta përsëri të kemi gjendje anuluese nga ana e saj. Duhet të shfrytëzohen të gjitha anët juridike për të qenë të sigurt në zgjedhje.

 -Nxjerrja e verdiktit nga Gjykata Kushtetuese për votim të Qeverisë Hoti ka qenë një dukuri e pritur. Kjo për faktin se në aspektin juridiko-kushtetues ka qenë nulë, sepse deputeti Etem Arifi ka qene i dënuar mbi një vjet burg me aktgjykim të formës së prerë. Këtë gjendje e vërtetojnë normat kushtetuese. Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 6, sanksionohet: " Nëse një deputet dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim" , mandati i i deputetit të Kuvendit të Kosovës mbaron ose bëhet i pavlefshëm. Në rastin tillë, vendi i lirë, sipas të njëjtit nen, paragrafit 4, plotësohet nga lista e partisë  së njëjtë në vijim,  në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

Pra, sipas nenit të tillë, konsiderohen se zgjedhja e bëra për Qeverinë Hoti është nul. Kuptohet se këtu përgjegjës është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pse ka lejuar që ky deputet të bëjë betimin në Kuvend. Natyrisht se përgjegjës është edhe Kryesia, Kryetarja e Kuvendit, Sekretari etj., pse nuk e përcjellin gjendjen dhe të kërkojnë një deputet të dënuar që të zëvendësohet. Etem Arifi është dashur të zëvendësohet me deputet tjetër të listës së njëjtë sipas radhës.

Tash e kemi gjendjen e tillë. Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Këtu janë dy rrugë që kërkohet të zbatohen E para, është rruga që të zëvendësohet deputeti i dënuar me deputet tjetër dhe të ngarkohet partia aktuale për formimin e një qeverie të re. Këtu nuk ka zgjedhje, por votohet Qeveria e re. Së dyti, të shkohet në zgjedhje. Duhet thënë se gabimet janë të nduarnduarshme. Ka bërë gabim KQZ. Ka bërë gabim Kuvendi, përkatësisht organet që i përmenda, pse nuk e kanë zëvendësuar deputetin. Dhe, mbi këtë është bërë një zgjedhje jo kushtetuese.

Tani kemi çrregullim total dhe këtë gjendje të rëndë e spastron kryesisht shkuarja në zgjedhje. Kjo edhe për faktin  se ky koalicion, pa PDK ose VV nuk po mund ta zgjedh presidentin. Këtej del se janë dy fakte të mëdha për të shkuar në zgjedhje të reja brenda afatit prej 45 ditëve. Kjo është zgjidhja që i jep fund gjendjes aktuale dhe krijohet në  konstalacion  i  ri i forcave. E gjitha kjo tash varet nga kryesuesja e pozitës së presidentit. Natyrisht se duhet të konsumohen rrugët kushtetuese për të shkuar në zgjedhje.

E këtu mendohet në atë të mos krijimit të koalicionit dhe të mos pajtueshmërisë për President. Pas këtyre dy rasteve shkohet në zgjedhje. Ndërsa, nëse presidentja shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, ka mundësi të paditet gjendja në gjykatë dhe ndoshta përsëri të kemi gjendje anuluese nga ana e saj. Duhet të shfrytëzohen të gjitha anët juridike për të qenë të sigurt në zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".