Kosova nuk e ka për obligim ti mbron në Gjykatën Speciale të dyshuarit për krime luftë që dy dekada e zhvatën shtetin dhe e varfëruan qytetarin

Kosova nuk e ka për obligim ti mbron në Gjykatën Speciale të dyshuarit për krime luftë që dy dekada e zhvatën shtetin dhe e varfëruan qytetarin
Kosova nuk e ka për obligim ti mbron në Gjykatën Speciale të dyshuarit për krime luftë që dy dekada e zhvatën shtetin dhe e varfëruan qytetarin

Nexhat Haziri

  • 22 December 2020 - 07:31

Shkruan: Nexhat Haziri

As Kosova e as qytetarët e saj nuk iu kanë asgjë borxh Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit, Mustafës dhe të tjerëve që priten të akuzohen nga Gjykata Speciale, për të dhënë para dhe për ti mbrojtur nga krimet e tyre. Edhe ato 20 milion të ndara nga buxheti i shtetit janë të panevojshme dhe të tepërta. Secili duhet të përgjigjet dhe të paguaj për krimet e veta. Të lartë përmendurit e kanë zhvatur Kosovën për 20 vite në emër gjoja të “çlirimtarëve”, pse tani duhet serish ne të paguajmë për ta.

-E kam thënë edhe më parë se themelimi i këtyre të ashtuquajturave fonde për mbrojtje juridike të të akuzuarave nga gjykata Speciale në Hagë, ka për qëllim zhvatjen në mënyrë perfide të qytetarëve të Kosovës , por edhe atyre në mërgatë në emër të një patriotizmi të shpifur. Këto fondacione kanë edhe për qëllim pastrimin e parave të të akuzuarave të cilët kanë përfituar në mënyrë kriminale gjatë kohës sa kanë mbajtur poste të larta shtetërore në Kosovë.

Qytetarët nuk duhet të bëjnë pre e fushatave turbo-patriotike që lansojnë njerëzit e afërt të Thaçit, Veseli, Selimit apo të tjerëve të akuzuar nga Gjykata Speciale, pasi me parat tona nuk duhet t’i mbrojmë krimet asnjërit, nuk duhet t’i mbrojmë nga drejtësia atë që ka urdhruar vrasjen e kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, Ismail Berbatovcit, Shefki Popovës e shumë personaliteteve të tjera, por edhe të viktimave të tjera, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".