KQZ ka dështuar vazhdimisht në zgjedhjet në Kosovë, përjashtohen kandidatët kundërligjshme nga lista, manipulohen edhe votat brenda llojit të vetë

KQZ ka dështuar vazhdimisht në zgjedhjet në Kosovë, përjashtohen kandidatët kundërligjshme nga lista, manipulohen edhe votat brenda llojit të vetë
KQZ ka dështuar vazhdimisht në zgjedhjet në Kosovë, përjashtohen kandidatët kundërligjshme nga lista, manipulohen edhe votat brenda llojit të vetë

Muhamet Kelmendi

  • 23 January 2021 - 09:14

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Si është çështja me dënimet me kusht... me dënimet nën një vjet burgim apo me dënimet me gjobë etj. Juridikisht këta kanë të drejtë të kandidohen, sikurse edhe ata që gjinden në procedurë, por të pa dënuar. Mirëpo, çështja është te përgjegjësia morale e kandidati dhe te karakteri i drejtë i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët po ngritin akuza vetëm sa për të mbushur normën e punës, pa ekzistimi e fakteve dhe të provave për vepër të dënueshme. Këto çështjen e vendosin KQZ-në, KGJK-në, KPK-në dhe organet tjera hetuese në pozitë akuzuese, ose fajtore për gjendjen. I takon këtu që çdo rast i kandidatëve të përjashtuar të kalon te gjykata për shqyrtim. Pa vendim gjyqësor nuk duhet të përjashtohet askush nga lista. Këtu është baza e akuzave dhe KQZ-ja duhet të jetë në nivelin e punës. Mirëpo, nëse kemi sulme fizike dhe kërcënime, është prokuroria që duhet të merr masa. Nuk duhet lejuar sulmet fizike dhe kërcënimet e ndryshme mbi KQZ-në. Ato duhet ndaluar dhe dënuar. Kjo është ligjore.

Shumë herë në zgjedhjet e kaluara është kritikuar KQZ-ja për mos paanësinë në numërimin e votave. Janë shumë raste, sikundër thuhet nga ish kandidatët, që kanë bërë ankesa. Atyre ankesave të paraqitura kundër KQZ-së për rinumërim kurrë KQZ-ja nuk iu është përgjigjur. Ka mendime se KQZ ka lejuar edhe keqpërdorimet e votave brenda kandidatëve të një partie politike, kuptohet me urdhër të udhëheqësve politik dhe shtetëror. KQZ duhet të veprojë mbi bazën e normave kushtetuese. Dhe, nëse ndodhë që një ligj, sikundër është Ligji Zgjedhor, me qenë kundër Kushtetutës, ligji nuk ka vlerë.

Vlerë ka Kushtetuta. Me normat kushtetuese sanksionohet largimi i një deputeti nga Kuvendi, këtej edhe nga lista, kur dënimi është në formën e prerë dhe është një apo më shumë vjet burgim. Këtu në mënyrë automatike përjashtohet deputeti apo nuk lejohet kandidimi i tij në listën zgjedhore. Çështja qëndron jo në Kushtetutë por në veprimet juridike të KQZ-së dhe te organeve tjera. Duhet thënë se është një çështje shumë kontradiktore dhe që ka të bëjë me parashkrimet, nëse kemi dënime, jo në përputhje me normat kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".